Riccardo Calafiori thuhet se refuzoi Real Madrid-in dhe Juventus-in, pasi ai donte vetëm të bashkohej me Arsenal-in. Mbrojtësi italian shumë i vlerësuar do t’u bashkohet Topçinjve nga Bologna.
Sky Sports raporton se Calafiori do të transferohet në Angli për rreth 50 milionë euro (42 milionë sterlina).Kampionët në fuqi të Europës, Real-i dhe gjigantët e Serie A, Juve, janë refuzuar nga ylli i Italisë në Euro 2024.
Ata dhe një klub i paidentifikuar i Premier League u përpoqën të nënshkruanin qendërmbrojtësin, por ai ia dha fjalën Arsenalit.
Ai është kryesisht një mbrojtës i majtë dhe mund të hyjë direkt në formacionin titullar të Arteta-s sezonin e ardhshëm me dyshime mbi Oleksandr Zinchenko dhe Jakub Kiwior.
Riccardo Calafiori mund të luajë në qendër të mbrojtjes, në krahun e djathtë dhe të majtë.
Ai ishte një anëtar kyç i skuadrës së Bologna-s së Thiago Motta-s, duke e mbyllur kampionatin në vendin e pestë në Serie A dhe duke u kualifikuar në Champions League.