E enjte, 6 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Calhanoglu: Dua të përfundoj karrierën tek Interi

I intervistuar nga “Corriere dello Sport”, mesfushori turk Hakan Calhanoglu foli për të ardhmen e tij. Lojtari që po shkëlqen me Inter duket se ka një ëndërr.

“Shpresa ime është të përfundoj karrierën tek Inter. Nuk jam më aq i ri. Sigurisht që unë mund t’ju siguroj se do të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur këtu”, tha Calhanoglu.

Mesfushori zbulon disa prapaskena në lidhje me merkaton, gjatë verës së këtij viti: “Në verë, Bayern më donte me ngulm, por menjëherë i thashë agjentit tim: Fol me drejtuesit e Inter, jo me mua. Unë do të bëj atë që ata duan”.

Në fund, Hakan Calhanoglu nuk i kursen fjalët e mira për klubin zikaltër: “Inter më ka mbështetur gjithmonë, falënderoj veçanërisht Ausilio”.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm