E diel, 9 Shkurt, 2025
11.8 C
Skopje

Camajt, partnerit të çetnikut Mandiç tash po i pengon parulla fashiste serbe

Deputeti i Forumit Shqiptar në Mal të Zi njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit malazes Nikollë Camaj ka mbajtur fjalim në atë parlament sa i përket një parrulle që është shfaqur në Mal të Zi nga nacionalistë serbë.

Në rrugën Tuz-Bozhaj shumë afër kufirit me Shqipërinë është shpaluar pankarta nacionaliste serbe “kur ushtria të kthehet në Kosovë” gjë për të cilën ka reaguar me fjalin në Kuvend Nikollë Camaj megjithatë ai është në koalicion me forcat nacionaliste serbe të Malit të Zi.

Camaj tha në fjalim se ky demonstrim qoftë spontan qoftë i planifikuar nga qarqet apo individët serb është i papranueshëm dhe një gjë të tillë e ka cilësuar provokim.

Përpos deputet, Nikollë Camaj është edhe zëvendëskryetar i Parlamentit malazez pra zëdhënës i Andrija Mandiç i cili është politikan pro rus dhe i afërt me qarqet nacionaliste serbe dhe gjithashtu ka votuar qeverinë e Spajiç, e përbërë nga parti pro serbe brenda saj.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm