E diel, 9 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Çavkov thotë se është parandaluar sulm terrorist në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme ka parandaluar sulm terrorist në Maqedoni, ka deklaruar drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov. Ai tha se bëhet fjalë për dy persona të moshës 23 dhe 24 vjeçare nga Shkupi, njëri prej të cilëve është arrestuar. “Pas urdhëresave të dhëna më herët, janë realizuar dy bastisje, prej të cilave një në Shkup, ndërsa tjetra në fshatin Haraçinë, ku janë gjetur dhe konfiskuar telefona mobil me sim kartela, fotoaparate me mikro kartela, boks hekuri, targa regjistrimi, plumba, shtëpiza të kompjuterëve, tabletë, USB dhe dokumentacione të tjera”, deklaroi Çavkov. Gjatë bastisjes është arrestuar një 24 vjeçar nga fshati Haraçinë, ndërsa personi i dytë nuk është gjetur, por ai theksoi se MPB ka informata se gjendet në Kosovë. Kundër personit që është arrestuar është ngritur padi penale nën dyshimin për vepër penale “terrorizëm” sipas nenit 394-b të Kodit penal, ndërsa nga ana e gjykatësit të procedurës së mëhershme është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve, tha Çavkov. Ai ka sqaruar se aksioni i fundit policor në Maqedoni ka qenë i kordinuar me autoritet e isgurisë në Kosovë dhe Shqipëri.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm