E mërkurë, 19 Mars, 2025
11.8 C
Skopje

Çdo ditë 300 iftare falas për nevojtarët në Çair të Shkupit nga vullnetarët e “Dorës së Mëshirës”

Gjatë muajit të shenjtë të Rama.zanit, në Çair të Shkupit po ofrohen iftare falas për të ndihmuar familjet në nevojë.

“Iniciativa “Dora e Mëshirës” po shpërndan iftare falas, përballë xhamisë së Jahja Pashës. Të gjithë nevojtarët mjafton që të regjistrohen dhe do t’u sigurohet ushqim për tërë muajin e Ramazanit”, ka raportuar TV21.

Në këtë aksion po shihen grupmosha të ndryshme të nevojtarëve, si burra dhe gra. Mirëpo përparësi kanë jetimët.

Janë 14 vullnetare femra të cilat asnjëherë nuk ndjejnë lodhje për t’i shërbyer nevojtarët.

“Lodhje nuk ndjejmë aspak sepse kur i shohim fytyrat e lumtura të nevojtarëve, ajo është kurajo për neve që ne të vazhdojmë më tutje, dhe ne gjithashtu çdo ditë të Ramazanit po shpërndajmë iftare falas, gjithashtu i furnizojmë me pako ushqimore familjet nevojtare. Dua ta potencoj që gjatë festës së Bajramit u blejmë edhe veshmbathje fëmijëve”, tha Kanita Sinani – vullnetare “Dora e Mëshirës”.

Rreth 300 persona çdo ditë të muajit të Ramazinit marrin iftare të ngrohta falas. Për të marr ushqim falas, së pari duhet të regjistroheni.

“Çdo kush vjen dhe regjistrohet vetë pastaj nëse e shohim që ajo familje nuk është ashtu siç është paraqitur, atëherë ka raste që u themi se juve nuk u takon. Iftaret jepen fillimisht për jetimët, pastaj për skamnorët të cilët edhe pse punojnë përsëri kanë probleme financiare”, u shpreh Anila Ismaili – vullnetare “Dora e Mëshirës”.

Ndryshe këto ushqime sigurohen donatorë të cilët janë në mërgim, por edhe persona nga vendi, të cilët kalojnë rastësisht në rrugë dhe ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.

Ky është viti i pestë me radhë që shoqata “Dora e Mëshirës” shpërndanë iftare falas.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm