Boston Celtics kanë marrë fitoren e tretë radhazi dhe të tetën këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Në praninë e 19 mijë tifozëve në TD Garden, Celtics kanë triumfuar me 16 pikë diferencë ndaj New York Knicks 114:98.
Dy çerekët e parë kanë qenë të barabartë, por në të tretin dhe të katërtin vendasit treguan forcën për të marrë fitoren.
Jayson Tatum si gjithmonë ishte fantastik për Celtics, ku e mbylli ndeshjen me 35 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime.
Me lojë të mirë u dalluan edhe Jaylen Brown që shtoi 22 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime, derisa Kristaps Porizngis e mbylli ndeshjen me 21 pikë.Te skuadra mysafire më efikasi ishte Jalen Brunson me 26 pikë si dhe Julius Randle që shtoi 25 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.