Deepfake është një lloj inteligjence artificiale që përdoret për të krijuar mashtrime bindëse fotografish, audio dhe video.
Teknologjia pas deepfake është më e avancuar dhe më bindëse. Manipulime të tilla fillimisht u përdorën në industrinë e filmit. Fatkeqësisht, ato janë gjithnjë e më shumë një mjet për manipulimin e audiencës. Objektivi janë zakonisht personazhe publike dhe video është bërë për të shitur, për të bindur, për të ngatërruar, por mbi të gjitha për të gënjyer. Përveç personazhit, mund të ndryshohet edhe zëri dhe gjuha.
Deepfakes nuk janë bërë gjithmonë për mashtrime të rrezikshme. Por problemi është kur deepfakes bëhen pa pëlqimin e njerëzve që zëvendësohen. Një abuzim i tillë është kur një teknologji e tillë përdoret për pornografi, ngacmim dhe mashtrim financiar për shembull.
Disa shenja mund të tregojnë se është një falsifikim i thellë.
Sa herë që shikoni një video që ju duket e dyshimtë, fillimisht mendoni nëse përmbajtja ka kuptim.
Ndoshta ka dallime tek rezolucioni, ose për shembull papritmas një pjesë e palogjikshme e personazhit shfaqet si një “fantazmë”.
Mjegullimi ose turbullimi rreth detajeve të tilla, si maja e veshit ose forma e flokëve mund të tregojë gjithashtu ripunim të karakterit.
Lexoni, dëgjoni dhe shikoni me zgjuarsi!
Kjo video që sapo patë është pjesë e projektit “Dezinfo Lab” i mundësuar nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e medias KOHA dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.