Ditët e fundit, Chelsea ka nisur kontaktet me Bayern Munich për Mathys Tel, një anësor me tipare sulmuese, që nuk po luan aq sa dëshironte me klubin gjerman. Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, ideja e lojtarit është të qëndrojë për të qenë i suksesshëm në Bavari.
Gjithsesi, nëse do të vinte një kërkesë e mirë nga ndonjë klub, gjithçka mund të ndryshojë. E përditshmja gjermane “Bild” ka shpjeguar se edhe Bayern Munich është i interesuar për këtë transferim dhe është duke kërkuar informacion për Christopher Nkunku, që luan me londinezët.
Në karrierën e tij, Tel ka luajtur 81 ndeshje dhe realizuar 16 gola me Bayern Munich. Ndërsa Nkunku, që më parë ka luajtur në Bundesliga me Leipzig, ka luajtur 172 ndeshje e realizuar 70 gola me skuadrën gjermane.
Ndërsa te Cheslea, në 42 ndeshje ka realizuar 16 gola. Nkunku nuk po luan shumë me londinezët, ndaj mund të marrë në konsideratë një rikthim në Gjermani. Ndja dhe klubet po shohin mundësinë e një shkëmbimi.