E diel, 20 Prill, 2025
7.8 C
Skopje

Cipras në Strumicë, Zaev i uron mirëseardhje

Ish kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i uroi mirëseardhje në Strumicë ish kryeministrit grek Aleksis Cipras.

“Mirë se erdhe në Strumicë miku im Aleksis Cipras i cili sot është mysafiri im për vizitë private. Ne i kujtojmë përpjekjet dhe kontributet tona të përbashkëta ndaj paqes dhe stabilitetit të Ballkanit dhe diskutojmë sfidat me të cilat po përballet rajoni sot. Është një nder i veçantë për mua  që miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe miqësia ime me Aleksisin shndërrohen në vlera të qëndrueshme dhe të çmuara”, shënoi pasdite Zaevi në Fejsbuk.

Korrespondentja e MIA-s nga Athina sot raportoi se bëhet fjalë për një vizitë private njëditëshe.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm