E premte, 20 Qershor, 2025
22.8 C
Skopje

Ciprasi dhe Zaevi ua ndanë Çmimin e Prespës për Paqe regjisorëve të dokumentarit “No Other Land”

Filmi dokumentar  “No Other Land”, i cili përshkruan shkatërrimin e komunitetit palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar, fitoi Çmimin  e Prespës për Paqe për vitin 2025 të Institutit “Aleksis Cipras”, ndërsa palestinezi Basel Adra dhe izraeliti Juval Abraham morën çmimin nga Aleksis Ciprasi dhe Zoran Zaevi në margjinat e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare për Demokraci dhe Drejtësi Sociale, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ndarja e çmimit në sallën e mbushur plot u shoqërua me ovacione dhe duartrokitje drejtuar ish-kryeministrave të të dy vendeve dhe dy regjisorëve.

Publiku njëkohësisht brohoriti “Liri për Palestinën”, dhe regjisorët falënderuan si publikun ashtu edhe organizatorët për çmimin.

Adra, duke iu drejtuar të pranishmëve, porositi  se “paqja do të arrihet vetëm kur të ketë barazi për njerëzit dhe drejtësi”.

Abrahami tha se nuk ka shumë për të shtuar, por theksoi se ishte mirë të ishe midis njerëzve që janë të interesuar për drejtësinë sociale.

Vitin e kaluar, në konferencën e parë të tillë, çmimin konkret  e mori ndërmjetësi në negociatat për emrin, Metju Nimic.

Në panel diskutimin e konferencës mori pjesë edhe lideri i LSDM-së, Venko Filipçe dhe paralelisht u takua me liderin e SYRIZA-s, Aleksis Ciipras.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm