E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

City futet fuqishëm në garë për transferimin e Joshua Kimmich

E ardhmja e Joshua Kimmich vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Bayern Munich apo do të largohet.

Ylli gjerman është futur në muajt e fundit të kontratës me bavarezët dhe top klubet evropiane duan transferimin e tij.

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka shtuar yllin e Bayern Munichut, Joshua Kimmich në listën e tyre të nënshkrimeve të mundshme të janarit, sipas Daily Star .

Kimmich, i cili fillimisht u nënshkrua nga Bayern për vetëm 7 milionë euro si 20-vjeçar, ka qenë një figurë kyçe për klubin, duke u paraqitur në pozicione të shumta, duke përfshirë qendërmbrojtësin, mesfushën dhe mbrojtësin e djathtë.

Me kontratën e tij që skadon në verë, Kimmich është i lirë të fillojë bisedimet me klubet jashtë Gjermanisë nga 1 janari dhe mund të nënshkruajë një marrëveshje parakontrate për një lëvizje në fund të sezonit.

Pavarësisht vlerësimit të tij prej 50 milionë eurosh në Transfermarkt , City mund të jetë në gjendje të nënshkruajë me mesfushorin e gjithanshëm për një fraksion të atij çmimi.

Joshua Kimmich këtë edicion ka 5 asistime në 23 ndeshje për Bayern Munich këtë sezon.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm