Erling Haaland ka një kontratë me Manchester City-n deri në 2027-ën, por të pasur me klauzola, siç kishte ndodhur edhe te Borussia Dortmund dhe Salzburg-u.
Klubi anglez, për të shmangur tundime të mundshme spanjolle (kërkohet nga Real dhe Barcelona), kërkon t’i rinovojë kontratën duke hequr klauzolat edhe pse menaxherja Pimenta nuk është dakord.
Në maksimum, siç kanë bërë të ditur mediat angleze, mund të flitet për një rrogë më të lartë dhe një klauzolë akoma më të lartë.
Sulmuesi norvegjez, protagonist i Tirplete-s historike sezonin e kaluar, po zhvillon një tjetër sezon pozitiv me Qytetarët, me 13 gola dhe 3 asiste deri tani në kampionatin anglez.