E diel, 9 Shkurt, 2025
-5.2 C
Skopje

Cleveland Cavaliers vazhdojnë mrekullinë në NBA

Katër ndeshje u luajtën natën e mbrëmshme në NBA, derisa Cleveland Cavaliers ka vazhduar magjinë këtë edicion duke marrë një tjetër fitore.

Pavarësisht nga të gjitha pritjet, Cleveland Cavaliers ka regjistruar fitoren e 11-të radhazi në kampionat dhe u bë vetëm skuadra e 12-të në historinë e NBA që e bën këtë.

Cleveland mposhti Brooklyn në Rocket Mortgage FieldHouse në një fund dramatik me rezultatin 105:100.

Evan Mobley udhëhoqi Cavaliers drejt fitores me 23 pikë, ndërsa Donovan Mitchell shënoi një më pak në këtë sukses të Cavs.

Më emocionues ishte dueli mes San Antonios dhe Utahs dhe në fund Jazz triumfuan si mysafirë me një pikë diferencë 110:111.

Chicago Bulls ishin të suksesshëm në vizitën e Atlanta Hawks me rezultat 125:113, ndërsa Los Angeles Clippers mposhtën Toronto Raptors në një tjetër ndeshje shumë emocionuese me rezultatin 105:103.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm