Ekipi i Clippers fitoi 116-102 ndaj Lakers në derbin e Los Anxhelos. Tri lojtarë të Clippers realizuan mbi 20 pikë (Powell 22 pikë, Zubac e Harden nga 21 pikë secili), duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e James për Lakers.
Kampionët e Denver fituan 113-100 në fushën e Orlando, me Jokic protagonist, autor i një “triple double” (20 pikë, 14 rebound, 10 asist). Fiton edhe Miami, 128-107 ndaj San Antonio, sfidë ku 71 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.
Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në Perëndim, duke fituar sot 127-101 ndaj Brooklyn, ndeshje ku dyshja Shai-Joe realizoi 51 pikë se bashku. Ndërsa ekipi i Milwaukee, falë 34 pikë e 15 rebound të Antetokounmpo, mundi 123-109 Philadelphia.
NBA-Rezultatet
Miami – San Antonio, 128-107
Orlando – Denver, 100-113
Milwaukee – Philadelphia, 123-109
Oklahoma – Brooklyn, 127-101
Clippers – Lakers, 116-102
Portland – Chicago, 113-102
Sacramento – Washington, 123-100