E mërkurë, 19 Mars, 2025
3.8 C
Skopje

CNN: SHBA-ja vazhdon të ndajë informacioneve të zbulimit me Ukrainën

 SHBA-ja vazhdon t’i ndajë informacionet e zbulimit me Ukrainën përkundër faktit se nga sot nuk po i dërgojnë më ndihma ushtarake vendit, deklaroi një burim i njohur me situatën për CNN.

Konfirmimi se SHBA-ja po vazhdon të ndajë informacionet e zbulimit me Ukrainën vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Tramp urdhëroi dje një pauzë në ndihmën ushtarake amerikane për Kievin, pas një debati të nxehtë në Zyrën Ovale me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski javën e kaluar.

Tramp dhe Zelenski shkëmbyen fjalë të ashpra për situatën në Ukrainë, kur Trampi e akuzoi presidentin ukrainas se nuk ishte mirënjohës për ndihmën që mori vendi i tij nga SHBA-ja dhe se tregoi “mosrespekt”, duke vonuar nënshkrimin e një marrëveshjeje për mineralet e rralla të tokës të Ukrainës që ishte paralajmëruar.

Pas takimit të dështuar, presidenti amerikan tha se Zelenski “nuk ishte gati për paqe” dhe se ai mund të kthehej në Shtëpinë e Bardhë për bisedime kur të ishte gati. 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm