E shtunë, 8 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Conte: S’kemi frikë nga Juve

Të shtunën në mbrëmje do të luhet sfida kryesore e Serie A mes Napoli dhe Juventus, një përballje mes dy skuadrash pretendente. Në prag të kësaj sfide foli trajneri Antonio Conte: “Juventusi është i pamposhtur në 21 ndeshje. Janë një ekip solid, kanë lojtarë të fortë dhe kanë patur një merkato të mirë në janar”.

“Gjithsesi, unë shoh atë që ndodh te Napoli, të vazhdojmë atë që kemi nisur para 6 muajsh. Duhet të vazhdojmë këtë rrugë duke shpresuar se do të jetë për aq kohë sa të jetë e mundur, do të thotë të punojmë së bashku për më gjatë. Nuk mund të ngrihesh nga një ditë në tjetrën”, tha Conte.

“Ne jemi para tyre pasi ata kanë patur shumë barazime, por vjet ata ishin shumë para Napoli në renditje. Merkato? Është e rëndësishme të shpenzosh parà, por në mënyrën e duhur. Nëse skuadra do të luajë në Evropë në të ardhmen ka nevojë për përforcim. Ne do të vijojmë të punojmë me këtë grup”, tha Conte.

Në fund, Antonio Conte tha: “Ne kemi një grup të mirë lojtarësh dhe jam i lumtur me këtë gjë. Me këta njerëz mund të shkojmë në luftë. Nëse vjen dikush në merkaton e janarit që mund të na japë një dorë për t’u përmirësuar është i mirëpritur. Çdo dritare e merkatos mund të na përmirësojë”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm