E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Çudia serbe: mohimi i gjenocidit vepër penale, por jo edhe Srebrenica e Kosova

Kodi i ri Penal e Serbisë parasheh dënime me burgim nga pesë muaj deri në gjashtë vjet për ata që mohojnë gjenocidin, që e minimizojnë dhe arsyetojnë gjenocidin dhe krimet e luftës. Por nuk do të dënohen ata që mohojnë gjenocidin dhe krimet ndaj njerëzimit të kryera në territorin e ish RSFJ-së dhe të cilat janë konfirmuar me aktgjykimet e Tribunalit të Hagës, transmeton Koha.net. Siç raportojnë mediat e Beogradit, Kodi i ri Penal ka të bëjë me aktgjykimet e gjykatave vendore dhe të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë të themeluar më 2002 sipas Statutit Romak, por edhe me aktgjykimet e Tribunalit të Hagës dhe të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ka marrë vendim për gjenocidin në Srebrenicë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm