E diel, 20 Prill, 2025
17.8 C
Skopje

Daçiç zbret me këmbë n’tokë: Trump s’do na e kthej Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, pas zgjedhjes së Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara, tha se pret trajtim më të mirë të Serbisë në aspektin diplomatik nga amerikanët, por shton se kjo nuk do të na e kthejë Kosovën. “Një tregim i tillë është i pakuptueshëm”, ka thënë Dacic, duke shtuar se “nga Trump nuk duhet të presin mrekulli. Ne jemi një popull që lehtë fluturon dhe mendon se Amerika t ani do të derdhë dollarë mbi Serbinë. SHBA do të vazhdojë të përfaqësojë dhe të mbrojë interesat e tyre”, ka thënë Daçiç tha në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve Tanjug. Asaj që i gëzohet Dacic, është Rudolf Gulliani, një “mik” i Serbisë siç cilësohet nga diplomacia serbe. “Unë shoh se miku i Kryeministrit Rudolf Giuliani ka zënë një vend të rëndësishëm në administratën e Trump, dhe në këtë mënyrë të gjithë shpresojmë për marrëdhënie më të mira me Amerikën”, tha përfunduar Daçiç. Ky është deklarimi i parë zyrtarë i diplomacisë serbe, lidhur me zgjedhjen e Presidentit Trump, dhe entuziazmit nga mediat serbe për fitoren e republikanëve, që u komentuan si pozitive për marrëdhëniet midis SHBA dhe Serbisë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm