E shtunë, 18 Janar, 2025
0.8 C
Skopje

De Bruyne: City është shtëpia ime dhe të gjithë e dinë

Manchester City ka arritur të rikuperohet disi nga kriza e madhe, megjithëse Pep Guardiola ka mbetur shumë i kujdesshëm në lidhje me këtë. Në dy ndeshjet e fundit, përfshirë atë që përfundoi 4-1 kundër West Ham, erdhën dy fitore. “Qytetarët” janë duke u përpjekur të rimëkëmben pas rreth dy muajsh vështirësish dhe krize rezultatesh të paparë kurrë më parë nën drejtimin e trajnerit spanjoll.

Kevin De Bruyne, mesfushori belg i City, e komentoi kështu ndeshjen e fituar 4-1, e cila ishte e 400-ta për të me “qytetarët”: “Po, kemi bërë më mirë se herën e kaluar. Mendoj se kishim momente të mira dhe të tjera më pak të mira, kur humbëm ritmin dhe energjinë, por fitimi i ndeshjes së parë të vitit 2025 është diçka pozitive.

Mendoj se ka pasur momente kur mund të kishim bërë më mirë, por në krahasim me ndeshjet e fundit, kemi shënuar më shumë. Disa lojtarë po rikthehen në formë dhe me programin që ndjekim, shpresojmë që situata të vazhdojë të përmirësohet”.

Për renditjen, që po përmirësohet, belgu shtoi: “Po përpiqemi. Sigurisht, ky sezon është i vështirë për shumë arsye, por shpresojmë të bëjmë më mirë. Personalisht shpresoj të rikthehem në formën më të mirë. Të përmirësohem është gjëja më e mirë që mund të bëj”.

Për arritjen e 400 ndeshjeve me Manchester City: “Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të luaja 400 ndeshje për një klub të vetëm. Mendoj për sa lojtarë kanë luajtur në këtë skuadër, në këtë nivel, dhe kjo duket se tregon se kam mundur të bëj mirë. Është vërtet shumë bukur, nuk kam gjë tjetër për të thënë. Jam këtu prej gati 10 vitesh, është shtëpia ime. Të gjithë e dinë lidhjen që kam me Manchester City, shpresoj të bëj gjëra të mira këtë vit”.

Dedikimi për Savinho, i cili dha dy asiste për Haaland: “Ka pasur shumë momente kur ka luajtur mjaft mirë. Mendoj se e ka nisur sezonin shumë mirë, pastaj sigurisht, me ne që nuk ishim në formë, ka qenë e vështirë për të, duke qenë lojtar i ri. Kohët e fundit duket se ka rifituar besimin. Jam shumë i lumtur për të”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm