E premte, 8 Nëntor, 2024
10.8 C
Skopje

De Ligt rrezikon tri vite burg, shkak një aksident

Matthijs de Ligt po hetohet nga policia gjermane.

Futbollisti i Bayern Munichut është akuzuar se mëngjesin e të mërkurës, më 7 gusht, përplasi një makinë që ndodhej pranë ambienteve të klubit dhe më pas vazhdoi rrugën pa u ndalur.

Një akt që tashmë mund të sjellë pasoja për goditjen e një automjeti dhe arratisjen, duke shmangur përgjegjësitë e tij.

Një ngjarje që ka një dëshmitar që vëzhgoi të gjithë aksidentin dhe ngriti alarmin në polici.

Informacionet që janë mbledhur nga gazeta gjermane BILD në të cilat thuhet se Audi Q8 e-tron e De Ligt ka qenë ai që ka shkaktuar dëmin dhe automjeti tjetër është dashur të tërhiqet.

Policia tani po heton për dëmet e pësuara. Prandaj, në këtë moment është e nevojshme të “dëshmohet se ylli i Bayernit e ka perceptuar aksidentin akustikisht, vizualisht ose në mënyrë të prekshme”, ka thënë ekspertja Katharina Theuerkaufer për gazetën gjermane.

Edhe pse mund të duket e pabesueshme, mund të ketë pasoja shkatërruese për karrierën e futbollistit 24-vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës së Holandës në Euro 2024.

Nëse shpallet fajtor, De Ligt mund të përballet me një dënim deri në tre vjet burg për shkak se ka ikur pa u kujdesur për pronarin e automjetit të prekur ose pa marrë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur, megjithëse kjo nuk është më e zakonshme. Më e shpeshta në këto raste është sanksioni me gjobë financiare pasi nuk ka të lënduar.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm