E hënë, 16 Qershor, 2025
28.8 C
Skopje

Del për herë të parë në publik pas 45 vitesh (FOTO)

Një burrë, pamja e jashtme e së cilit e ka detyruar të qëndrojë gjithë jetën të fshehur nga bota, ka dalë për herë të parë në publik. Shkak u bë vdekja e mbretit të Tailandës, i cili u nda së fundmi nga jeta. 60- vjeçari Shiti Charoenrattanaprapa, i cili vuan nga neurofibromatosis që kur ishte 15-vjeç është braktisur nga të gjithë ata që e rrethonin, përfshirë familjarët e tij. Sëmundja në fjalë i ka shkaktuar fluska të mëdha që përngjajnë me tumorin, e që i kanë mbuluar të gjithë trupin. I paaftë për të gjetur një punë për shkak të pamjes dhe i braktisur nga të gjithë, Charoenrattanaprapa u gjet nga vullnetarët e Kryqit të Kuq, në provincën e Yala, ku jetonte i izoluar nga bota. Por tani, ai dëshiron të kthehet në vendlindjen e tij, në Bangkok, për të bërë homazhet në nder mbretit Bhumibol Adulyadej. Megjithatë, pas kësaj, Charoenrattanaprapa pritet të kthehet në provincën ku ka gjetur shpëtim, larg syve të njerëzve dhe nën kujdesin e Kryqit të Kuq. Ndryshe, neurofibromatosis i referohet një gjendje që shkakton gunga/fluska të forta që rriten në mbulesat e nervave.  Ekzistojnë dy lloje kryesore, më e zakonshmja Tipi 1 ose NFI dhe prek përafërsisht 1 person në 2500. Deri më tani nuk ekziston një kurë. Kjo sëmundje shkaktohet nga një mutacion i geneve dhe është e trashëgueshme.

 

ora-19-40-speciale-del-per-here-te-pare-ne-publik-pas-45-vitesh-1

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm