E shtunë, 22 Mars, 2025
4.8 C
Skopje

Derbi madrilen në Champions, sonte do të kompletohen ndeshjet e çerekfinales

Sonte do të kompletohet çerekfinalja e Ligës së Kampionëve. Katër ndeshje interesante do t’i përcaktojnë katër skuadrat që do ta presin nga një biletë për fazën tjetër. Pa dyshim, dueli kryesor i natës do të jetë ai mes skuadrave madrilene, Atletico dhe Real. “Los Blancos” e fituan përballjen e parë të së tetës së finales së Championsit ndaj “Los Colchoneros” me rezultat 2:1.

Por, ky rezultat nuk i siguron komoditet të madh ekipit të Carlo Ancelottit, i cili do të ketë punë të madhe për ta ruajtur këtë kapital të krijuar në “Santiago Bernabeu”. Nga ana tjetër, trupa e Diego Simeones është e vendosur më shumë se kurrë më parë për ta bërë përmbysjen e madhe ndaj rivalit të përbetuar në “Wanda Metropolitano”.

Sonte në fushën e blertë do të zbresë edhe Lille i Edon Zhegrovës, ndonëse ylli kosovar s’do të jetë pjesë e kësaj ndeshjeje shkaku i lëndimit. Skuadra franceze do të ketë punë me Borussia Dortmundin, derisa gjithçka mbetet e hapur në këtë sfidë pasi loja e parë në Gjermani përfundoi baras, 1:1.

Pra, të dy ekipet kanë gjasa për të ecur tutje në mesin e tetë më të mirëve të garës prestigjioze. Arsenali e shkatërroi PSV Eindhovenin në udhëtim në lojën e parë duke fituar 7:1 dhe sonte “Gunners” do të luajnë veç sa për formalitet pasi kualifikimin tashmë e kanë në xhep.

Edhe Aston Villa e sheh veten më afër çerekfinales pasi sonte do të luajë në shtëpi me Club Bruggen, të cilin e kishte mundur në udhëtim 3:1 javën e kaluar. Tri prej katër ndeshjeve të sontme të Championsit do të nisin nga ora 21:00.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm