Dëshmitari serb në Gjykatën Speciale, Dragan Ivaniseviç, është duke vazhduar të merret në pyetje nga mbrojtja e ish kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetic.
Misetic, gjatë intervistimit të dëshmitarit e ka pyetur Ivaniseviç se a kishte dëgjuar për vrasjet e 1 mijë personave në Vushtrri më 3 maj, pyetja e mbrojtjes fillimisht ishte kundërshtuar nga prokurori duke kërkuar sqarim nga avokati se “çfarë lidhje ka kjo”.
Më pas dëshmitari ka deklaruar se “ka dëgjuar për vrasjet”, i pyetur se nga kush kishte dëgjuar ai kishte thënë se “nga personat që shoqërohej me ta”.