Harry Kane ka qenë prej kohësh objektiv transferimi i Manchester United dhe ky fakt nuk është mister. Në të vërtetë, rruga që mund ta tranbsferonte ish-qendërsulmuesin e “Spurs” dhe kombëtares së Anglisë te “Djajtë e Kuq” kishte ekzistuar prej disa kohësh, që kur Ole Gunnar Solskjaer ishte në krye.
Trajneri norvegjez, i intervistuar nga “The Athletic”, zbuloi emrat e disa lojtarëve, të cilët “Djajtë e Kuq” i tentuan, por pa sukses, kur ai ishte në krye: “Erling Haaland, para se të bënte debutimin e tij me Salzburgun. Declan Rice, i cili e dini vetë sa ka kushtuar këtë verë. Ne folëm edhe për Moises Caicedo, por ndjemë se kishim nevojë për lojtarë të gatshëm atëherë. E donim shumë Jude Bellingham, por ai zgjodhi Dortmundin”.
Më pas, për Harry Kane, përfundoi: “Unë do të kisha nënshkruar me atë çdo ditë të javës. Besimi im është se ai donte të vinte në Manchester. Megjithatë, klubi nuk kishte buxhet të mjaftueshëm për shkak të problemeve ekonomike të shkaktuara nga Covid”. Solskjaer e drejtoi Manchester United për gati 3 vite, nga dhjetori 2018 deri në nëntor 2021.