E premte, 20 Qershor, 2025
25.8 C
Skopje

Dështon për të 30-në herë konstituimi i Kuvendit

Ka dështuar për të 30-në herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit për themelimin e Komisionit zgjedhor që do të mundësonte votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari tha se në mungesë të kuorumit për themelimin e Komisionit ndërpritet seanca.

“52 deputetë kanë votuar pro, kundër nuk ka asnjë, abstenim nuk ka asnjë…nuk kemi kuorum, atëherë ndërpritet seanca”, tha ai.

Seanca e radhës do të mbahet më 13 qershor, në ora 11:00.

Ndryshe, seanca sot nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, i cili ndërroi jetë të martë, më 10 qershor.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm