Shkaku i aksidentit, pas të cilit ndërroi jetë Diogo Jota, dhe vëllai i tij Andre, ishte një gomë e shpërthyer e Lamborghinit të tyre.
Sipas “BBC Sport”, Jota dhe vëllai i tij po drejtonin me shpejtësi shumë të lartë.
Gjatë një manovre parakalimi, njëra prej gomave shpërtheu, duke bërë që Lamborghini i tyre të dilte nga rruga, të përmbysej dhe të merrte flakë.
Viktimat nuk mundën të dilnin nga automjeti dhe makina u dogj plotësisht. Identitetet e tyre u konfirmuan vetëm përmes targave të makinës. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 01:30