Prishtinë, 6 nëntor – Për të dytën herë me radhë, prindërve Avniut dhe Xhemiles, si dhe motrës Albanës iu desh të dalin më sheshin e Prishtinës ku mijëra qytetarë të Kosovës kanë ndezur qirinj për vdekjen e Astrit Deharit, i cili dje pasdite ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta në Spitalin e Prizrenit, pasi në gjendje kome ishte sjellë nga burgu i këtij qyteti. Para dy vitesh, në sheshin e Prishtinës qirinj kishte ndezur edhe Astriti bashkë me motrën dhe prindërit me rastin e vdekjes tragjike të të vëllait, Arbënorit.
