E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Dimitrieska-Koçoska: Realizimi i dobët i shpenzimeve kapitale në tre muajt e parë është për shkak të kushteve atmosferike

Realizimi i shpenzimeve kapitale po ecën sipas planit, edhe pse në tre muajt e parë është realizuar pak më pak se 10 për qind. Nga 47,2 miliardë denarë të planifikuar në buxhetin e këtij viti për shpenzime kapitale, deri më 8 prill janë realizuar 4,49 miliardë denarë.

Këtë e theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe shtoi se realizimi i dobët në tre muajt e parë pritej për shkak të kushteve atmosferike.

“Në janar dhe shkurt ka qenë shumë ftohët, dhe siç e dini, një numër i madh i shpenzime kapitale janë të lidhura me infrastrukturën. Pres rritje të realizimit në muajt e ardhshëm”, tha ministrja.

Ajo tha se Qeveria është e fokusuar në projektet infrastrukturore dhe presim realizim më ambicioz të shpenzimeve kapitale në periudhën e ardhshme.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm