E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
0.8 C
Skopje

Diplomë false e Hristovskit për anglishten, në Pllovdiv nuk ka një shkollë të tillë

Drejtori i ri i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të RMV-së, Bojan Hristovski, e mori detyrën me një diplomë fiktive në gjuhën angleze nga Plovdivi, shkruan bullgar “Faktor”.

Në artikull, siç thuhet, nuk ka një shkollë të tillë gjuhësore në adresat e treguara në Plovdiv.

Aty ka qenë dikur kompania “Julia Co.LTD”, por tani zyra është mbyllur dhe punojnë online.

“Nga kontrollimi i internetit rezulton se nuk ka asnjë faqe zyrtare apo reklamë tjetër të shkollës së gjuhës ‘Julia Co.LTD’, siç pretendon Hristovski. Është gjetur vetëm faqja në Facebook e një kompanie konsulente me emër të ngjashëm, e cila merret me ndërmjetësimin në punë jashtë vendit, përgatitjen e dokumenteve, përkthimet dhe legalizimin”, shkruan “Faktor.bg”.

“Në një bisedë telefonike, personi që është përgjigjur në numrin e publikuar në broshurë ka treguar se kompania nuk lëshon certifikata TOEFL dhe nuk zhvillon trajnime për marrjen e një certifikate të tillë”, shkruan “Faktor.bg”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm