Në Maqedoninë e Veriut sot shënohet 23 Tetori, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë të vitit 1893 në Selanik u themelua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedono-Odrine (VMORO), me qëllim që të fitonte autonominë e Maqedonisë përmes një lufte revolucionare
Pika kulmore e veprimtarisë së VMORO-s është organizimi i Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 në Maqedoni.
Themelet e Organizatës u vendosën më 5 nëntor të vitit 1893 (23 tetor – sipas kalendarit të vjetër) në shtëpinë e librashitësit Ivan Haxhi Nikollov në Selanik. Në mbledhjen themeluese morën pjesë: Dr. Hristo Tatarçev – mjek, nga Resnja, Dame Gruev – mësues, nga fshati Smilevë – Manastir, Petar Pop Arsov – mësues, nga fshati Bogomillë – Veles, Ivan Haxhi Nikollov – librashitës në Selanik, nga Kukushi, Anton Dimitrov – mësues, nga fshati Ajvatovë – Selanik dhe Hristo Batanxhiev – mësues, nga fshati Gumenxhë, Enixhe e Vardarit.
Me rastin e Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, në Muzeun e Luftës Maqedonase do të mbahet Akademi solemne me sloganin “Besëlidhja që ndërlidh” në të cilën do të mbajë fjalim kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski.
Në orën 11:00 delegacioni qeveritar do të vendosë lule të freskëta para Monumentit të themeluesve të VMRO-së, i cili ndodhet në Parkun e Gruas në Shkup, si dhe delegacioni parlamentar i përbërë nga nënkryetari Antonio Milloshoski dhe deputetja Emilia Angellova.
Çmimi shtetëror “23 tetori” do të ndahet gjithashtu sot në ora 12 në sallën e Kristalit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Fitues i çmimit “23 Tetori” këtë vit është poeti Sllave Dimoski, për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgiminë kulturo-historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.