Emily Yu, një dizenjuese e veshjeve të brendshmeve me bazë në Pekin, i ka kushtuar rreth pesë vjet krijimit të tyre dhe protezave për gratë që vuajnë nga sëmundje të rënda, si kanceri i gjirit. Ajo shpreson se produktet e saj do t’i ndihmojnë ato të rifitojnë besimin dhe t’i kthehen normalitetit. Themeluesja e Ginger Ah, marka e parë kineze e të brendshmeve që krijon si të brendshme po ashtu edhe proteza gjoksi artificial, thotë se ata luftojnë për t’u përshtatur me veshjet pas operacioneve të vështira që kryejnë.
“Pasi fillova të punoja me pacientët, ata më dhanë të gjitha llojet e reagimeve rreth asaj se si proteza e gjoksit do të dilte jashtë, do të lëvizte mbrapa dhe lart e poshtë. Kjo për shkak se zona që duhet hequr është shumë e madhe. Është vërtet e vështirë për protezën të qëndrojë në murin e gjoksit tuaj. Një gjë tjetër është se ata duan bukurinë, nuk duan të jenë shumë të shëmtuara në treg”, tha Yu. Një protezë tipike zhvendoset në të brendshme dhe ndonjëherë del jashtë, tha Yu, duke shtuar se protezat të bëra nga silikoni janë gjithashtu të rënda dhe mund të irritojnë lëkurën. Yu ka patentuar një protezë e cila vjen në tre madhësi dhe dy ngjyra që përshtatet mjaft kollaj. Rripat mund të rregullohen shumë thjeshtë nga përpara pasi gratë pas operacionit mund të përjetojnë kufizime në lëvizjen e krahut. Realizimi i dizajnit edhe tërheqës edhe komod ishte gjithashtu thelbësor.
“Pra, ne vendosëm të fillojmë duke dizajnuar fillimisht të brendshme, duke trajtuar zonat e dhimbjes që lidhen drejtpërdrejtë me lëkurën. Më pas, ne punuam në aspektin e protezës së gjoksit dhe i kombinuam të dyja në një. Ajo që krijuam është një dizajn dy në një. Në këtë mënyrë, çdo grua që është operuar mund të ketë mjaft komoditet”, tha Yu. Më shumë se 350,000 gra në Kinë diagnostikohen me kancer gjiri çdo vit. I afruar nga një kirurg në vitin 2019, i cili po kërkonte opsione të rehatshme për pacientët me kancer gjiri, Yu u përball nga hendeku në treg. Çështja u bë personale kur mikja e saj më e mirë u diagnostikua me kancer gjiri.
Ajo u bë testuesja e parë e produkteve të Ginger Ah dhe produktet e para të kompanisë dolën në treg në vitin 2021. Që nga lançimi, Ginger Ah ka shitur mbi 12,500 të brendshme të tilla për pacientet. Yu kujton herën e parë kur provoi veshje të brendshme të tilla, e përqafoi dhe më pas shpërtheu në lot.
“Seanca e parë e përshtatjes u mbajt në Pekin, në shtëpinë time, dhe ishte një grua, ndoshta rreth të tridhjetave ose të dyzetave, e cila u emocionua shumë kur i veshi dhe më përqafoi menjëherë. Të dy shpërthyem në lot në atë moment. Më vonë mësova vetëm se të mbijetuarit nga kanceri i gjirit, një përqafim i madh është një veprim shumë i vështirë për t’u bërë, sepse pas operacionit ato do të ndihen të pasigurta dhe të shqetësuara. Shpresoj që një ditë, secila prej tyre do të ketë guximin dhe sigurinë për të bërë një përqafim. Në atë kohë, unë do të mendoj se kemi pasur me të vërtetë sukses”, tha Yu. Gjigantët globalë të të brendshmeve, përfshirë Cosabella dhe Victoria’s Secret, kanë filluar të ofrojnë gjithashtu të brendshme për gra që kryejnë operacione për kancerin e gjirit vitet e fundit.