Ai është arrestuar dhe më pas akuzuar nga policia për ngarje të makinës në gjendje të dehur, posedim kokaine dhe rezistencë ndaj një oficeri publik.
Marcus është djali i dytë i Michael Jordan dhe gruas së tij të parë Juanita Vanoy.
34-vjeçari, i cili për herë të fundit luajti basketboll në Universitetin e Floridës Qendrore në vitin 2012, së fundmi është shfaqur në disa reality shoë televiziv. Gjykatësi caktoi kushtin në 4000 dollarë për ta lënë të lirë, shumë që u pagua.