E diel, 12 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

DORËHEQJA E VESNA DAMEVËS: Gjyqësori përplas opozitën dhe pushtetin

Duke komentuar dorëheqjen e Damevës, zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva tha se kjo dorëheqje ishte e pritur pas një sërë skandalesh që kanë shoqëruar Damevën dhe institucionin me të cilin ajo ka udhëhequr, ndërsa mohon se pushteti ka bërë presion politik. Për LSDM-në dhe BDI-në, ndërhyrja e Mickoskit është tentim për partizim të gjyqësorit madje në mënyrë më brutale sesa koha e Gruevskit

Ersan PAJAZITI

Shkup, 3 dhjetor, Pushteti paralajmëron luftë të ashpër për korrupsionin, ndërkohë opozita akuzon Qeverinë për partizim të institucioneve gjyqësore. Institucionet që duhet të jenë të pavarura dhe të ndajnë drejtësinë mbetet në fokus të politikës, ndërkohë që besimi i qytetarëve në institucionet gjyqësore është jashtëzakonisht i ulët. Qeveria e sheh si të mirëseardhur dorëheqjen e Vesna Damevës nga posti i kryetares së Këshillit Gjyqësor. Duke komentuar dorëheqjen e Damevës, zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva tha se kjo dorëheqje ishte e pritur pas një sërë skandalesh që kanë shoqëruar Damevën dhe institucionin me të cilin ajo ka udhëhequr, ndërsa mohon se pushteti ka bërë presion politik.

“Informacionet se me të vërtetë do të kemi luftë të ashpër kundër gjendjes në gjyqësor, nuk i shohim si presion. Ajo që ish-kryetarja e Këshilli Gjyqësor e paraqiti para opinionit apo dorëheqja e saj vlerësojmë se është gjëja më e përshtatshme që mund të ndodhte pas gjitha atyre skandaleve”, theksoi Miteva.

Nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) vlerësojnë se Mickoski dëshiron të partizojë gjyqësorin në mënyrë më brutale se koha e Gruevskit. Sipas LSDM-së, Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe e Mickoskit, në vend të reformave, kërkon që sistemin e drejtësisë ta vendosë nën kontroll dhe ta përdorë atë si mjet për qëllime partiake. “Presioni ndaj Këshillit Gjyqësor është pjesë e strategjisë së gjerë të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së për partizim të plotë të institucioneve dhe rimarrje të gjyqësorit. Një proces që është edhe më brutal se koha e regjimit të Nikolla Gruevskit. Kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve kërcënojnë seriozisht pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe kjo ka pasoja afatgjata si për sistemin ligjor ashtu edhe për demokracinë.”, theksoi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Edhe Fronti Europian vlerëson se Qeveria e Mickoskit po tenton të partizojë në mënyrë të skajshme institucionet e gjyqësorit. “Është shumë e qartë se kah shkon situata edhe në këtë sferë të rëndësishme që duhet të ndajë drejtësinë”, tha deputeti Blerim Bexheti. Ndryshe, dje, ish-kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva duke elaboruar shkaqet e dorëheqjes së saj, tha se një akt i tillë vjen pas presioneve politike nga pushteti aktual, me theks të veçantë nga ana e kryeministrit të vendit Hristijan Mickoski. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm