Chelsea është gati të rikthehet me një ofertë të përmirësuar për sulmuesin e krahut të Borussia Dortmund, Jamie Gittens, pasi propozimi i parë prej 35 milionë eurosh u refuzua nga klubi gjerman, raporton Fabrizio Romano.
Pavarësisht refuzimit fillestar, Blutë e Londrës mbeten të vendosur për të siguruar shërbimet e talentit 20-vjeçar, i cili shihet si një investim afatgjatë për repartin ofensivë.
Bisedimet mes dy klubeve janë aktive dhe kanë hyrë në një fazë të ndjeshme, ku detajet financiare pritet të luajnë një rol vendimtar.
Chelsea dëshiron ta mbyllë transferimin përpara Kupës së Botës për Klube, ku pritet të përfaqësojë Anglinë dhe synon të forcojë skuadrën për garat e sezonit të ri.
Mbetet për t’u parë nëse oferta e dytë do të jetë e mjaftueshme për të bindur Dortmundin të lë të lirë një nga talentet më premtues të formacionit të tyre.