Një operacion anti-drogë është finalizuar në Tiranë, i koduar ‘Destinacioni 3’, ku në pranga ranë tre shtetas për trafik groge.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike kanabis nga Tajlanda drejt Shqipërisë, përmes shërbimit postar.
Ndërkohë sipas Policisë, në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar sasia prej 520 gramësh me përqindje të lartë THC, me vlerë 11 000 euro, shuma parash, aparate celulare, sende me vlerë dhe prova të tjera material.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të të gjithë autorëve të dyshuar.(A1Televizion)