Madonna , Dua Lipa dhe Coldplay do të jenë titullarët e Glastonbury vitin e ardhshëm, shkruan DailyMail.
Pas muajsh diskutimesh, është rënë dakord që të gjithë të shfaqen në skenën e Piramidës me famë botërore, me Madonna që mbyll festivalin me performancën në ditën e diel.
Sensacioni britanik i këngës, Dua Lipa do të jetë akti kryesor i së premtes dhe Coldplay do të luajë të shtunën.
Organizatorët thuhet se janë ‘të entuziazmuar’ me formacionin, i cili do të jetë hera e parë që dy artiste femra janë pjesëmarrëse në historinë e Glastonbury.
“Është formacioni i ëndrrave, një përzierje e shkëlqyer e muzikës së ndryshme dhe atmosferave të ndryshme. Pastaj, sigurisht, ju keni Madonna në natën finale, e cila do të jetë epike”, tha një burim.
Do të jetë hera e parë që Madonna, 65 vjeçe, do të performojë në festivalin, i cili mbahet në Worthy Farm, Somerset. Për Duan, 28 vjeçe, do të jetë paraqitja e saj e parë si kryesuese.