Nuk ka rritje drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, deklaroi sot ministri i Ekonomisë Besar Durmishi. Për këtë ai u informua gojarisht nga drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski, por nesër, siç deklaroi, Qeveria do të marrë edhe raportin zyrtar për kontrollet inspektuese të kryera gjatë muajit maj.
Sipas Durmishit, rritje çmimesh ka vetëm në produktet sezonale që nuk hyjnë në kategorinë e ushqimeve bazë.
“Sot bisedova me drejtorin. Nesër do të dorëzohet në Qeveri informacioni për kontrollet e jashtëzakonshme në maj. Ata do të na informojnë saktësisht se si kanë lëvizur çmimet pas përfundimit të masës. Nga sa di deri më tani, nuk ka pasur rritje drastike të çmimeve, vetëm të produkteve që janë sezonale, por ato nuk hyjnë në kategorinë e produkteve ushqimore bazë. Nga ajo më informoi drejtori i ISHT-së, nuk kemi pasur një rritje drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Do të informohemi më hollësisht nesër, kurse raporti do t’u dorëzohet mediave dhe qytetarëve, theksoi ministri.