E enjte, 17 Korrik, 2025
24.8 C
Skopje

Durmishi vazhdon ”konfrontin” me tregtarët, paralajmëron masa rigoroze për sjellje devijuese

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi paralajmëroi sot se nëse me raportet e ardhshme tregohet sjellje devijuese nga tregtarët do të vijojnë masa rigoroze.

Ministri sqaroi se te produktet themelore për maj ishte pritur rritje e çmimit.

Theksoi se nga ana tjetër, ka produkte vendore të cilat janë me çmim të ulur.

“Në mars, inflacioni ishte rreth 2 për qind, që është një situatë e qëndrueshme për ne, ndërsa do të bëjmë përpjekje që deri në fund të vitit të arrijmë një maksimum prej tre për qind. Sa i përket ushqimit dhe pijeve, që përfshijnë produktet bazë ushqimore, patëm një ulje çmimesh gjatë masës dhe një rritje në maj, sipas të dhënave nga Inspektorati Shtetëror. Në ditët në vijim, presim një raport për qershorin, si dhe të dhëna nga Enti Shtetëror i Statistikave. Kur t’i kombinojmë të gjitha të dhënat, do të analizojmë sjelljen e tregtarëve, shpërndarësve dhe prodhuesve, dhe nëse kemi sjellje devijuese ose një rritje enorme të çmimeve, do të shkojmë me masa më të rrepta, ose do të shkojmë me një përqindje më të ulët të kufizimit, ose do t’i mbulojmë pothuajse të gjithë prodhuesit, tha ministri.

Shtoi se kur është periudha e festave është vërejtur se tregtarët i rrisin çmimet e atyre produkteve të cilat shpenzohen më shumë dhe se në lidhje me këtë paraprakisht ishin ndërmarrë hapa. f

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm