Shkup, 23 janar – Ministria e Drejtësisë informoi se është duke punuar intensivisht për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Kodin Penal, duke bërë me dije se në periudhën e kaluar janë formuar grupe të punës për përgatitjen e propozim-ndryshimeve dhe se pret sa më shpejtë grupet e punës të dalin me propozim zgjidhje ligjore. Për kryetar të grupit të punës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshill Gjyqësor është emëruar Mirjana Lazarova Trajkovska, gjykatës në Gjykatën Supreme të RMV-së.
Anëtarë të grupit të punës janë Denis Preshova, profesor i çrregullt në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” – Shkup; Aleksandra Deanoska Trendafilova, profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë”, Shkup; Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë; Ariton Ala, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Zoran Gerasimovski, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup; Ismeta Amet, gjyqtare në Gjykatën e Lartë Administrative të Republikës së Maqedonisë; Ivana Petkovska, përfaqësuese e grupit BLUEPRINT të organizatave të shoqërisë civile; Jelena Kadriç, përfaqësuese e grupit BLUEPRINT të organizatave të shoqërisë civile; Aleksandra Cvetanovska, këshilltare speciale e ministrit në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë dhe Nikolina Mikeska Kostadinovska, udhëheqëse e sektorit gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë.
Për kryetar të grupit të punës për përgatitjen e propozim-ndryshimeve të Kodit Penal është emëruar D-r Aleksandara Deanoska Trendafilove, profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” – Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup. Anëtarë të grupit të punës për ndryshime në Kodin Penal janë Cvetanka Periq, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Elvin Veli, prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Daniela Aleksovska Stojanovska, gjyqtare në Gjykatën Themelore Penale Shkup; Vladimir Tufekxhiq, avokat; Zharko Haxhi-Zafirov, përfaqësues i grupit BLUEPRINT të organizatave të shoqërisë civile dhe Nikolla Prokopenko, këshilltar shtetëror për legjislacion penal në Ministrinë e Drejtësisë së RMV-së.
Miratimi i një ligji të ri për Këshillin Gjyqësor është i lidhur me agjendën e reformave të KE për rritjen në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të miratohet deri në qershor të këtij viti. Paralelisht me ndryshimet në Kodin Penal, është duke u zhvilluar edhe procedura për Kodin e ri Penal, i cili, siç njoftuan më herët nga Ministria e Drejtësisë, ka përfunduar dhe është në pritje të mendimit nga Komisioni Evropian, pas së cilës do të dorëzohet në procedurë qeveritare dhe parlamentare. (koha.mk)