E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
-2.2 C
Skopje

Dy lojtarët i thonë “lamtumirë” PSG që në janar

Skuadra e PSG fitoi 2-1 ndaj Saint–Etienne në kampionat, porn ë fushë për kampionët e Francës munguan dy lojtarë. Kolo Muani dhe Milan Skriniar nuk ishin të grumbulluar për këtë sfidë.

Sinjal ky se të dy lojtarët do të lënë skuadrën pariziene në merkaton e janarit, çka konfirmohet nga e përditshmja “L’Equipe”. Skuadra e PSG po vlerëson ofertat që janë për të dy futbollistët.

Si për Skriniar ashtu dhe për Kolo-Muani ka mjaft kërkesa, kryesisht nga Italia, Anglia apo edhe nga Turqia për sllovakun. Dy lojtarë që nuk bëjnë më pjesënë planet e trajnerit Luis Enrique.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm