Nga Arben RATKOCERI
Shqiptarët historikisht kanë lëvizur çështjen e tyre kombëtare vëtëm kur pakica ka dal kundër shumicës absolute të shqiptarëve. Kujtojmë disa zhvillime historike vetëm gjatë shekullit të fundit.
Shumica absolute e shqiptarëve ka qenë kundër shkronjave shqipe, të miratuara në Kongresin e Manastirit. Madje, kanë organziuar protesta!
Shumica e shqiptarëve kanë qenë kundër Pavarësisë së Shqipërisë nga Turqia! Madje, kanë bërë kryengritje me Haxhi Qamilin në krye!
Shumica e shqiptarëve ka qenë kundër kryengritjes së Kosovës së vitit 1912-13 kundër osmaneve.
Shumica e shqiptarëve kanë qenë kundër lëvizjes së Azem Bejtes, ku të ndihmuar nga mbretëria serbe, kanë formuar një parti fetare kundër saj me emrin “Xhemjeti”.
Shumica e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë janë rreshtuar në anën e gabuar të historisë me fashistët, pas luftës shumica e shqiptarëve me në krye Enver Hoxhën zgjodhën komunizmin.
Shumica e shqiptarëve kanë qenë kundër demostratave të vitit 1968 dhe 1981, dhe kulmi është se vetëm rreth 5 për qind e shqiptarëve ju bashkuan UÇK-së.
Edhe tash shumica e shqiptarëve janë me Albin Kurtin, një anti-amerikan të shpallur nga administrata amerikane si ajo e Bajdenit, e sidomos tash nga Administrata e Trampit.
Pra, këto fakte historike na flasin se po – ekzistojmë si komb dhe me dy shtete, ndërsa faktorë në rajon jemi falë një pakice patriotësh që ishin kundër shumicës absolute të shqiptarëve!