E diel, 20 Prill, 2025
26.8 C
Skopje

Dy top klubet e Italisë pas Nachos së Realit

Nacho Fernandez mund të largohet gjatë verës nga Spanja për t’u transferuar në Itali.

Për mbrojtësin spanjoll të Realit interesim kanë shprehur dy skuadrat elitare të Italisë, Interi dhe Roma. 34-vjeçari me Realin ka kontratë deri në fund të edicionit aktual.

Nuk ka diskutime për vazhdim të kontratës dhe Nacho e sheh të ardhmen e tij në futbollin italian.

Nacho pjesë e Realit është prej vitit 2012. Me Realin ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm në futboll. Nacho ka luajtur edhe për Spanjën 24 ndeshje, ku ka shënuar një gol.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm