E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Dzeko zhvesh kundërshtarin në fushë! (FOTO/VIDEO)

Gjatë një dyluftimi me kundërshtarin, në ndeshjen kualifikuese Greqi-Bosnje Hercegovinë, sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, u përplas me kundërshtarin për të lëshuar topin nga dora. Papadopoulos po nxitonte të vazhdonte lojën, ndërsa boshnjaku ta vononte atë, duke mos e lëshuar topin nga dora, i shtrirë në fushë.

Pasi ia mori me forcë mbrojtësi grek, Dzeko e kapi atë për mbathjesh, duke ia ulur ato në fund të këmbëve. Kësisoji, Papadopoulos mbeti vetëm me të brendshme, moment që e fiksuan të gjitha kamerat dhe fotografët.

Kuptohet, ky veprim i sulmuesit boshnjak u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari, por ama kombëtarja e tij ia doli të merrte një barazim 1-1 në këtë transfertë të vështirë dhe mjaft të ndezur.

Ish-sulmuesi i Manchester City reagoi në këtë mënyrë, me zemërim, pas përplasjes me Kyriakos Papadopoulos. Bosnja udhëhiqte 1-0 në atë kohë, por Dzeko e la me 10 lojtarë në fushë kombëtaren e tij, çka u dha mundësinë helenëve të barazonin me anë të Giorgos Tzavellas në kohën shtesë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm