E diel, 9 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

E fut apo jo struci kokën në rërë?

Përdoret shpesh si shprehje për të treguar dikë që i shmanget ballafaqimit apo përgjegjësive mbi një fakt të caktuar, por ajo e strucëve që fshehin kokën e tyre nën tokë nga frika është një besim i rremë. Kemi të bëjmë në fakt me një legjendë popullore të gabuar, sipas të cilës ky shpend e zhyt zakonisht kokën në rërë në rast rreziku, për shkak të frikës. Në realitet struci thjesht përkulet dhe e harkon qafën e tij, duke e mbështetur trupin në tokë, për të imituar një shkëmb të madh apo një shkurre, në mënyrë që të shkrihet me mjedisin dhe ngatërrojë grabitqarët që afrohen. Zogu mbetet i patundur në shpresën se do të injorohet, dhe sapo gjen momentin për të ikur, mund të largohet me shpejtësi të lartë, deri sa të arrijë një shpejtësi edhe 70 km/h. Ky besim popullor lind ndoshta nga një interpretim i gabuar vizual: efekti optik kur shihet një struc që përkulet, çon në iluzionin se kafsha e ka kokën e mbuluar me rërë, por edhe kjo gjithashtu nuk ka gjasa pasi shpendi nuk do të mund të merrte dot frymë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm