E hënë, 19 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

E konfirmon Kremlini: Më 9 maj Putin pret Vuçiçin në Moskë

.Mediat në Serbia kanë raportuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të zhvillojë më 9 maj një bisedë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për një sërë çështjesh dypalëshe si dhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Siç njoftohet në media atje, kështu ka deklaruar ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov.

Ushakov ka theksuar se bashkëpunimi strategjik mes Rusisë dhe Serbisë është i dobishëm për të dyja palët, sipas agjencisë Interfax.

“Veç bisedimeve për çështjet dypalëshe, do të shkëmbehen edhe mendime për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

Më herët ishte njoftuar se presidenti serb do të udhëtonte më 8 maj drejt Moskës për të marrë pjesë në paradën ushtarake me rastin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore. Megjithatë, vizita në Rusi është bërë e pasigurt pasi Vuçiç e ndërpreu papritur vizitën në SHBA për shkak të problemeve shëndetësore.

Nga ana tjetër, siç ka raportuar më herët Informer, Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabić, është shprehur, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Vuçiç do të shkojë në Federatën Ruse, se “presidenti e mban fjalën e dhënë”

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm