E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

E papritura e madhe, kthehet Klopp. Firmos kontratë jo me një, por disa klube

Jurgen Klopp është rikthyer në futboll, pas largimit të tij nga Liverpool-i, me një rol të ri të spikatur. Cili është ai? Do të zhvillojë lojën magjike nën petkun e “Red Bull Soccer”.

57-vjeçari, ndeshja e fundit e të cilit për “Reds”, pas një periudhe 9-vjeçare, erdhi katër muaj më pare, në fitoren 2-0 ndaj Wolves, do të bëhet shefi i “Global Soccer” në “Red Bull”, pra do të ngarkohet me mbikëqyrjen e rrjetit të klubeve të kompanisë në fjalë.

Klopp ishte lidhur me pasimin e Gareth Southgate në krye të kombëtares së Anglisë, por tani ka zgjedhur një lloj tjetër roli, i cili do të fillojë më 1 janar 2025. Trajneri gjerman do të mbulojë operacionet e përditshme të “Red Bull Soccer” dhe do të ketë ndikim në vizionin strategjik për të zhvilluar filozofinë sportive të “Red Bull”.

Ai gjithashtu do të ketë një ndikim në operacionin global të kërkimeve të kompanisë dhe do të kontribuojë në trajnimin e zhvillimin e trajnerëve.

Klopp tha në një deklaratë: “Pas pothuajse 25 vitesh në fushë, nuk mund të isha më i emocionuar për t’u përfshirë në një projekt si ky. Roli mund të ketë ndryshuar, por pasioni im për futbollin dhe njerëzit që e bëjnë atë nuk ka ndryshuar.

Duke iu bashkuar ‘Red Bull’-it në nivel global, dua të zhvilloj, përmirësoj dhe mbështes talentin e jashtëzakonshëm të futbollit që kemi në dispozicion. Ka shumë mënyra se si ne mund ta bëjmë këtë; nga përdorimi i njohurive dhe përvojës elitare që zotëron ‘Red Bull’ deri te të mësuarit nga sportet e tjera dhe industri të tjera.

Së bashku mund të zbulojmë se çfarë është e mundur. E shoh rolin tim kryesisht si një mentor për trajnerët dhe menaxhmentin e klubeve të ‘Red Bull’, por në fund të fundit jam pjesë e një organizate unike, inovative dhe me shikim përpara. Siç thashë, kjo nuk mund të më emociononte më shumë”.

Pra, pas disa muajsh larg futbollit, 57-vjeçari gjerman do të nisë të këshillojë ekipet e “Red Bull” si Leipzig, Salzburg, Nju Jork dhe Bragantino.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm