E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

E RRALLË: 22-vjeçarja gjermane sjell në jetë katërnjakë të shëndetshëm

Një nënë 22-vjeçare lindi katërnjakë në Gjermaninë Veriore, deklaroi një zëdhënëse e spitalit. Foshnjat e parakohshme kanë lindur me prerje cezariane të martën në mëngjes në spitalin ”St. Marien” në Vechta, Saksonia e Poshtme. Foshnjat i mbijetuan lindjes pa komplikime, pavarësisht se ishin gati dy muaj para kohe.

Pas fillimit të lindjes, nëna u transferua në spitalin në Vechta, i specializuar në kujdesin e foshnjave të lindura para kohe. Foshnjat lindën me radhë dhe peshonin midis 1,12 dhe 1,48 kilogramë. Emrat e tyre janë Anais Rebeca, Eric Gabriel, Patrick Mathias dhe David Cristian. Familja tashmë ka një fëmijë dy vjeç.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm