E hënë, 21 Prill, 2025
12.8 C
Skopje

Edhe Gjykata refuzon PSDM-në dhe LPM-në

Shkup, 17 nëntor – Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë i ka refuzuar të gjitha paditë e shtruara nga Partia Socialdemokratike e Maqedonisë (PSDM) dhe Lëvizja Popullore e Maqedonisë (LPM) lidhur me listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të parakohshme më 11 dhjetor. Partitë shtruan padi në Gjykatën Administrative pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i hodhi poshtë të gjitha listat e kandidatëve të shtruara prej dy partive për shkak të mangësive dhe parregullsive. Qytetarët më 11 dhjetor do të zgjedhin midis kandidatëve të partive BDI, PDSH, PPD, Besa dhe Koalicionit “Aleanca për shqiptarët” të cilën e përbëjnë Lëvizja për reforma – PDSH, UNITETI dhe RDK, koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” të kryesuar nga VMRO-DPMNE, koalicionit opozitar të LSDM-së, Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi, Koalicionit VMRO për Maqedoninë dhe PL si dhe e Majta. Nga KSHZ-ja njoftojnë se nesër do të hidhet shorti për radhitjen e partive dhe koalicioneve në fletëvotimet. Sipas listës së afateve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shorti duhet të përfundojë deri të dielën më 20 nëntor. Të hënën, fillon fushata zgjedhore njëzetëditore e cila do të përfundojë më 9 dhjetor. Partitë dhe koalicionet tashmë po bëhen gati për mitingje dhe takime me qytetarët. BDI fushatën do ta fillojë në Likovë, VMRO-DPMNE dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” si zakonisht në Ohër, LSDM dhe partitë e koalicionit në Prilep…

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm