E diel, 20 Prill, 2025
17.8 C
Skopje

Edhe Nadia ka dy fjalë për trajnerin e Interit (FOTO)

Në debatin rreth trajnerit të ardhshëm të Interit, është përfshirë edhe tifozja më atraktive e klubit, Nadia Foster (e njohur si April Summers). Ditë më parë, bukuroshja e Playboy ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku thotë se shpreson që trajneri i radhës i zikaltërve të jetë njeriu i duhur për ta udhëhequr skuadrën drejt sukseseve. Po ashtu, modelja dhe prezantuesja angleze dëshiron që drejtuesi i ri i ekipit të jetë “po aq i lezetshëm sa Mancini”. Ndryshe, klubi italian pritet që brenda dy ditëve të ardhshme të tregojë emrin e njeriut që do të zë vendin e të shkarkuarit Frank de Boer.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm