Ka shumë njerëz të cilët nuk ishin të kënaqur me zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fitorja e Donald Trumiot shkaktoi një seri protestash. Në NBA, tre skuadra kanë vendosur të mos qëndrojnë në hotelin e Presidentit të ardhshëm të Amerikës, përcjell Indeksonline. Vendimi i pronarëve të skuadrave, Dallas Mavericks, Milaukee Bucks dhe Memphis Grizzlies është për shkak se ata duan që të shmangin çdo lloj marrëdhënie me Trumpin i cili është pronar i hoteleve në Çikago, New York, Toronto, Majami dhe Uashington. Sipas medieve amerikane, Trump nuk ka fare pëlqim për sportin e Basketbollit, madje thuhet se ai do të bëjë një fushë për hokej në Shtëpinë e Bardhë